Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
“Strehoi zgjedhësit fiktivë të Veliajt”, PD denoncon: Administratori i Qendrës Sportive Tiranë mori tendera korruptivë

Partia Demokratike ka denoncuar se administratori i Qendrës Sportive Tiranë, Fatjon Dhuli ka përfituar tendera korruptiv, ndonëse në procedurë morën pjesë edhe 12 ofertues të tjerë me oferta më të ulëta.
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se ky favorizim është bërë për faktin se Dhuli strehoi zgjedhësit fiktivë të Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit.
Për këtë, ajo i bën thirrje SPAK të nisë hetimet.
Deklarata e plotë:
Qendra Sportive Tiranë sh.a, me pronar Bashkinë Tiranë, dhe Administrator prej Nëntorit 2021 z. Fatjon Dhuli.
Nga të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se gjatë vitit ushtrimor 2023, Qendra Sportive Tiranë ka publikuar 3 procedurat me objekt:
Blerje materiale për mirëmbajtje pishine’ fondi limit 12,833,138 lekë
Fitues BOE shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k. me ofertën e paraqitur me vlerë totale prej 12,821,490 lekë ose 99.9 % e vlerës limit.
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’, fondi limit 37 458 327 lekë.
Fituesi i njëjtë (BOE), shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k., me ofertën fituese të paraqitur me çmimin më të lartë krahasuar me 12 ofertat e tjera që morën pjesë për këtë prokurim, vlerë totale prej 33 735 497 lekë ose 90 % e fondit limit.
Për këtë procedurë Autoriteti Kontraktor me në krye Fatjon Dhulin për të paracaktuar me doemos fituesin e dëshiruar dhe jo të merituar ka ndryshuar DT ku në shtojcën respektive kanë hequr si kriter kualifikues Deklaratën mbi kontratat e lidhura dhe/ose në proces e cila plotësohet nga Operatorët Ekonomik me justifikimin e rekomandimit të APP-së, të datës 15.08.2023.
Për këtë procedurë morën pjesë edhe 12 ofertues të tjerë me oferta më të ulëta se kjo e shpallur fituese, të cilat u s’kualifikuan të gjitha për mospërmbushjen e kritereve kualifikuese në DT.
Oferta më e ulët ishte 25.902.566 lekë pra me diferencë 78 milion lekë të vjetra më pak se oferta e paraqitur nga fituesi 33.7 milion lekë.
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat’ fond limit 28,023,943 lek
Fituesi i njëjtë (BOE), shoqëria ‘Pepa Group Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k., se oferta fituese me vlerë totale prej 25,945,192 lekë ose 92% e vlerës limit.
Për këtë procedurë morën pjesë edhe 10 ofertues të tjerë të gjithë me ofertë me çmim më të ulët se oferta fituese, të cilët u s’kualifikuan të gjithë për mospërmbushjen e kritereve kualifikuese në DT.
Oferta më e ulët e paraqitur ishte 18.279.122 lekë pra me diferencë 76 milion lekë të vjetra më pak se oferta e paraqitur nga fituesi 25.9 milion lekë.
Autoriteti Kontraktor:
Qendra Sportive Tiranë, shpalli fituese ofertën ekonomikisht më pak të favorshme, pikërisht ofertën më të lartë nga 11 ofertat e paraqitura për njërin prokurim dhe 13 ofertat e paraqitura për prokurimin tjetër, në kundërshtim me :
DT Kriteret e përzgjedhjes së fituesit pika 4.4 nënndarja ‘B’:
Ligjin nr.162/2020 ‘Për Prokurimin Punlik’, neni 87 pika 1, Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë dhënien e kontratave publike bazuar në ofertën ekonomikisht më të favorshme.
Ligjin nr.162/2020 ‘Për Prokurimin Punlik’, neni 102 pika 1 Për shpalljen fituese të kontratave, që janë objekt i këtij kreu, autoritetet ose entet kontraktore veprojnë në pajtim me parimet e transparencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.
VKM nr.285, datë 19.05.2023 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’, i ndryshuar, Neni 45/1, Kriteret për shpalljen e ofertёs fituese, 1. Autoriteti/enti kontraktor përcakton dhënien e kontratave publike bazuar në ofertën ekonomikisht më të favorshme.
VKM nr. 42 datë 16.01.2008, të ndryshuar, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi’, kreu III pika1/b e vijuese
b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik me vlerë të përbashkët ose të veçantë që tejkalon vlerën e kategorisë që mban subjekti sipas lidhjes 4. Subjektet e licencura kanë të drejtë të marrin pjesë/apo të shpallen fituese në prokurime publike, brenda të njëjtës periudhë deri në vlerën e licencës së përcaktuar sipas lidhjes 4. Në kuptim të kësaj shkronje fjala ‘periudhë’ kupton kohëzgjatjen e investimit të kryer sipas ligjit për prokurimin publik nga momenti i shpalljes fitues deri në kolaudim të objektit/investimit. Agjencia e Prokurimit Publik dhe autoritetet kontraktore, sipas ligjit për prokurimin publik, hartojnë dokumentet standarde të tenderit dhe dokumentet e tenderit në përputhje me këtë rregullore dhe garancitë e caktuara këtu me detyrimin që kur verifikohet se subjekti përfshihet në investime që tejkalojnë klasën e kategorisë së licencuar sipas lidhjes 4, kontrata të shpallet absolutisht e pavlefshme me detyrimin për njoftim për nisje të procedurës për heqje licence.
Titullari i Autoritetit Kontraktor Fatjon Dhuli nuk kreu detyrën e tij në përputhje me VKM nr.285, datë 17.05.2021 neni 73 për respektimin e dispozitave ligjore për menaxhimin financiar dhe kontrollin.
AK nuk mbajti parasysh Ligjin nr. Nr. 10 296, datë 08.07.2010 , i ndryshuar Për Menaxhimin financiar dhe kontrollin , neni 2 për përdorimin sa më efiçient, efektiv dhe ekonomik i burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangia e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë , neni 8 pika1,
Referuar nenit 87 të ligjit nr. 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’, pika 4 citohet se: ‘Kriteret për shpalljen e kontratës fituese nuk i japin autoritetit ose entit kontraktor një liri të pakufizuar zgjedhjeje. Ato garantojnë mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqërohen nga specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese …’. Gjithashtu, referuar VKM nr. 285, datë 19.05.2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik1’, neni 45 Kriteret për shpalljen e ofertës fituese, pika 3 citohet se: ‘Për punët/mallrat/shërbimet, që kanë specifikime të thjeshta, standarde teknike të mirënjohura dhe janë lehtësisht të gjendura në treg, oferta ekonomikisht më e favorshme bazohet në çmimin si i vetmi element i ndryshueshëm ndërmjet ofertave’. OE pjesëmarrës, praktikisht nuk kanë se me çfarë të konkurrojnë tjetër përveç çmimit. Metoda e ndjekur nga AK në vlerësimin e ofertave nuk ka rritur efiçiencën dhe efikasitetin e procedurave, nuk arrin të sigurojë mirë përdorim të fondeve publike dhe ulje të shpenzimeve, nuk nxit pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, nuk nxit konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe si e tillë krijon kushte për përdorim pa Efikasitet të fondeve publike.
A përmbush fituesi kapacitetin teknik për zbatimin njëherësh të 3 kontratave paralele të lidhura gjatë vitit ushtrimor 2023, me punonjës dhe makineri të nevojshme në zbatimin e tyre, ndërsa DT të hartuara nga APP dhe të detyrueshme për t`u zbatuar e të pandryshueshme në shtojcën 8 pika ‘D’ kërkojnë nënshkrimin nga ofertuesi të Deklaratës mbi Mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata Te Tjera, nga Secili pjesëmarrës i renditur në një bashkim operatorësh ekonomikë dhe Çdo vetdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik…….
Çfarë e shtyu AK të përzgjedhë për 3 kontrata të ndryshme të njëjtin fitues në kundërshtim me dispozitat ligjore…..
I njëjti fitues Pepa Group shpk vetëm për 2023 ka lidhur këto kontrata paralele:
kontratën dt 06.03.2023 me Bashkinë Tiranë afati 8 muaj objekti Rikonstruksioni i bllokut të kufizuar nga rrugët ‘Ali Baushi-Arben Minga-Komgresi Manastirit-Ibrahim Brahja-Xhanfize Keko
kontratën dt 20.03.2023 me Bashkinë Tiranë afati 12 muaj objekti Ndërtim i Qendrës ‘Ten’
kontratën datë 03-05-2023 me Qendrën Sportive Tiranë , afati 6 muaj
I njëjti fitues Active shpk me pronar Edmir Durakun (I biri i ish deputetit të PS Shyqyri Duraku dhe vëllai i deputetes së PS Gerta Duraku )vetëm për 2023 është shpallur fitues për këto procedura në kohë paralele:
‘Blerje materiale për mirëmbajtjen e pishinave’
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’. Shpallur fituesi 11.9.2023 , afati 6 muaj nga dt e lidhjes së kontratës
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat Shpallur fituesi 11.9.2023 , afati 6 muaj nga dt e lidhjes së kontratës
Fatjon Dhuli titullari i Qendrës Sportive Tiranë i cili për gjithësej 3 procedura prokurimi të shpallura gjatë 2023, nënshkroi shpalljen e të njëjtit fitues për këto 3 procedura të ndryshme prokurimi , me ofertat më të larta, duke shpenzuar 154 milion lekë më tepër se ofertat me çmimin më të ulët, dhe duke s’kualifikuar deri 12 operatorë të tjerë pjesëmarrës , me qëllim për të realizuar lidhjet e kontratave me klientelistë apo familjarë të personave me status Deputet apo ish deputet i PS në Kuvendin e RSH, nuk është emër i panjohur …
Kujtojmë se Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundërshtueshëm të Fatjon Dhulit pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor të zgjedhjeve të 14 Majit, për dhënien më qira të 3 apartamenteve në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pasaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.
Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, dhe ka kërcënuar gazetarët. Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë.
Njerëzit e Erion Veliajt vazhdojnë të lakohen përditë për shkelje me arrogancë të ligjit..
Spak të hetojë….
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41