Flash News

Ditari i Opozitës

Sula i drejtohet Nikollës me ironi : S’i jepni përgjigje Bashës për kreun e PD se s’ke marrë urdhër nga Rama

Sula i drejtohet Nikollës me ironi : S’i jepni përgjigje

Deputeti demokrat Dash Sula i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur PD për kreun e grupit.

Sula e ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama.  

Sula: Je formale. E demonstrove që the se ja kam çuar zyrës së këshilltarëve prej gati një muaj dhe këshilltarët tuaj, zyra juridike dhe stafi jot ka një muaj që s’ka dhënë përgjigjen për një shkresë që ka ardhur nga opozita .

Jepjani, por s’keni marrë akoma urdhrin atë që duhet të bëni se kush do jetë opozita. Ne si parlament jemi kthyer në noter, ju s’bëni dot asnjë hap pa marrë urdhër nga kryeministri. Ju zonja kryetare doni që patjetër të shpikni opozitën.

Nikolla: Qetësoheni sula. Kur jeni kaq të zotët zgjidheni vetë çështjen. Pse prisni tua zgjidh unë.

 

Të fundit