Flash News

Ditari i Opozitës

Sula shkon me bukë në parlament: Kryetarja e GJK do marrë 8 mln lekë, kurse pensionistët 500 lekë

Sula shkon me bukë në parlament: Kryetarja e GJK do marrë 8 mln

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar sot në parlament me bukë me vete.

Sula tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja për pensionistët në ditë nuk blihet as një gjysmë buke. Sipas tij, është e turpshme, duke nisur nga vetja, që ka atë rrogë.

 “Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.

Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.

Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.

Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”, tha Sula.

Të fundit