Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Parlamenti të luajë një rol kyç në integrimin e vendit

Tabaku: Parlamenti të luajë një rol kyç në integrimin

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, në Konferencën “Roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit”, theksoi se procesi duhet të ecë më shpejt dhe të jetë më pak i lodhshëm për qytetarët shqiptarë.

Tabaku tha se Parlamenti duhet të luajë një rol të rëndësishëm në integrimin e vendit dhe se duhet të vendosë në qendër qytetarët dhe jo politikën.

“Ne diskutojmë për tregun e përbashkët rajonal dhe iniciativa në këtë treg por duhet të lëvizim te ajo ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka kohë që thotë, integrimi përpara anëtarësimit. Sepse ky proces i gjatë, që ka qenë dhe ndoshta pak i lodhshëm për qytetarët e vendeve tona, ka nevojë që të lëvizë përtej letrës.

Duhet ta bëjmë praktik për qytetarët. T’i vendosim njerëzit në qendër të këtij procesi dhe jo politikën. Dhe shpresoj që parlamenti i Shqipërisë shtroi me këtë takim të parë që ne do ta vijojmë në Berlin muajin tjetër, të jetë vetëm i pari dhe jo vetëm një akt. Një takim apo një konferencë.

Por të jetë pjesë e një procesi integral, ku të gjithë ne të bëjmë diçka pavarësisht opozitë apo qeveri, pavarësisht se ku jemi sot apo ku do jemi nesër, për të ndryshuar realitetin e vendeve tona”, u shpreh Tabaku.

Të fundit