Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Presioni i opozitës dhe BE ndihmoi Shqipërinë të largohej nga lista gri e pastrimit të parave

Tabaku: Presioni i opozitës dhe BE ndihmoi Shqipërinë të

Deputetja demokrate e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi vendimin e FATF për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave.

Në një video të postuar në Facebook, Tabaku shprehet se ka qenë presioni i opozitës dhe i Bashkimit Evropian, shkak që Shqipëria të largohej nga lista gri e pastrimit të parave.

Deputetja thotë se është pikërisht presioni dhe denoncimi i vazhdueshëm i opozitës, që detyroi qeverinë të tërhiqet nga amnistia fiskale.

“Për muaj e muaj kemi kundërshtuar ligjin korruptiv dhe abuziv të amnistisë fiskale. Sepse Shqipëria duhej patjetër të përfitonte nga vendimet e Task Force. Qeveria shqiptare u fsheh mbas këshillimit publik, mbas 2/3 e Shqiptarëve, për t’i vendosur Shqipërisë një damkë, ashtu siç ja vendosi për pastrimin e parave.

Ligji si ai i pasaportave të arta, i amnistisë fiskale, i legalizimit të kanabis, janë qartësisht vija të kuqe për procesin e integrimit , por janë vija të kuqe edhe për xhepat e Shqiptarëve. Se ne sot jemi në një betejë midis ekonomisë formale dhe asaj informale, ndërmjet luftës korrupsionit dhe bekimit të korrupsionit, dhe ligjet si amnistia fiskale veç se e bekojnë atë.

Denoncimi i vazhdueshëm nga ana e Partisë Demokratike, mbështetja ndërkombëtare për ta denoncuar ketë si aferë, ushtruan një presion që e detyroi qeverinë Shqiptare të tërhiqet nga ky ligj. Unë mendoj që ne mund ta realizojmë këtë edhe me iniciativa të tjera të ardhshme, jo vetëm për ekonominë, jo vetëm për shqiptarët por edhe për procesin e integrimit”, tha Tabaku.

Të fundit