Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i Komisionit Europian, Tabaku: Shqipëria është130 faqe reforma larg BE-së

Raporti i Komisionit Europian, Tabaku: Shqipëria është130 faqe

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, Jorida Tabaku bashkohet plotësisht me mesazhin që përcollën në Tiranë liderët europianë në samitin e Procesit të Berlinit: reforma, më pas financime.

 Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Tabaku u fokusua tek ajo që e cilësoi si paaftësi të qeverisë për arritjen e standardeve.

“Mesazhet ishin mbështetëse, inkurajuese, por problemi mbetet tek vendet e Ballkanit Perëndimor për të realizuar reformat. Si Shqipëri, ne jemi treguar të paaftë për të përthithur fonde, duke marrë vetëm 21% të tyre dhe nuk kemi shkuar dot në një fazë tjetër të procesit. Shqipëria nuk ka përfituar nga Procesi i Berlinit. Ne jemi të katërt përsa i përket përfitimit të fondeve. Prandaj, kjo nuk është çështje datash, por standardesh”, u shpreh Jorida Tabaku.

Qëndrimin kritik ndaj qeverisë për mungesën e reformave të duhura, kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian e mbështet edhe në një raport të fundit të Komisionit Europian, që ajo e zbuloi gjatë intervistës.

“Po të lexosh raportin pas screening për grupin e parë të kapitujve, kupton sa pas jemi në bërjen e reformave dhe standardeve. Ky është një raport që tregon ku është legjislacioni shqiptar dhe ai i BE-së në grupin për të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, sistemi i drejtësisë, gjyqësori, zgjedhjet, prokurimet publike.

Ne jemi 130 faqe reforma për t’u plotësuar. Megjithëse kemi miratuar reformën në drejtësi, që valëvitet si flamur sa herë u duhet, jemi pas në pjesën më të madhe të kapitujve”, theksoi Tabaku, duke treguar se e vetmja ku jemi përpara është politika e jashtme për shkak të traditës 32 vjeçare dhe rreshtimit krah SHBA dhe BE.

 Por për fushat e tjera, sipas Tabakut, raporti tregon prapambetje domethënëse në raport me legjislacionin dhe standardet e BE.

 

 

Të fundit