Flash News

Ditari i Opozitës

"Tamam si në ’45", Topalli: Akuza fallso e sulme brutale, ndaj opozitës

"Tamam si në ’45", Topalli: Akuza fallso e sulme brutale,

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur se sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla;

në skadencë të afateve ligjore,

në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,

në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari.

Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: - sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.

Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit.

E thënë ndryshe:

- Duan të zevendesojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve.

Tamam si në 1945!

Kjo nuk është çeshtje për Kryetarin Sali Berisha.

Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve.

Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë.

Tamam si në ’45.

Të fundit