Ditari i Opozitës

“Të gjitha format”, Vokshi: Do të vazhdojmë mosbindjen civile bashkë me qytetarët

“Të gjitha format”, Vokshi: Do të vazhdojmë

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaron se opozita do ta vazhdojë aksionin e saj opozitar deri në mos bindje civile.

E ftuar në Ora News, ajo tha se do t’i përfaqësohen qytetarët dhe do të dilet me mosbindje civile edhe në rrugë.

VokshiJemi të vendosur që ta mbrojmë parlamentarizmin. Do të vazhdojmë me mos bindje civile. Nga me të lehtat deri nga më ekstremet. Do të vendoset në grupin tonë parlamentar, të gjitha format. I kemi diskutuar disa prej tyre dhe më pas caktohen nga grupi.

Na e kanë thënë edhe qytetarët, secili prej tyre na thonë, sepse po shohin që po shkërmoqet PD-ja, dhe ne prandaj kemi vendosur që të jemi në ballë të kësaj. Sot ishin disa qytetarë që doni të ishin me ne aty, përjashta. Do t’i përfaqësojmë qytetarët dhe do të dalim me mosbindje civile në rrugë.

Të fundit