Flash News

Ditari i Opozitës

“Të ngrihet Komisioni Hetimor për Mcgonigal”, Bylykbashi: Mazhoranca po varros parlamentarizmin

“Të ngrihet Komisioni Hetimor për Mcgonigal”, Bylykbashi:

Në seancën e sotme parlamentare Oerd Bylykbashi ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Mcgonigal. Deputeti i PD-së tha se grupi i shumicës po e varros përditë parlamentarizmin.

"Ky grup parlamentar i shumicës po e varros përditë parlamentarizmin. Kërkojmë komision parlamentar hetimor për skandalin Rama-McGonigal. Është e papranueshme që Byroja e Kuvendit ka vendosur të pezullojë ligjin për komisionet hetimore. Këtë ligj mund ta pezullojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Sot duhet që ky parlament të hetojë në të drejtën e vet. Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese. Ka madje edhe marrëveshje, kjo është turp, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese",tha ai.

Të fundit