Flash News

Ditari i Opozitës

Të rinjtë e FRPD mesazh përpara SPAK: Gjykata të mos jetë më peng dhe vegël e Edi Ramës

Të rinjtë e FRPD mesazh përpara SPAK: Gjykata të mos

Të rinjtë e FRPD kanë dhënë sot një mesazh para SPAK lidhur me disa nga dojset hetimore më “të nxehta” që Prokuroria e Posaçme ka ënn hetim ose do të duhet të hetojë.

Të rinjtë u shprehën se SPAK është kthyer në një ‘çekiç’ të kryeministrit Rama, teksa ndër dosjet e vendosura para Prokurorisë së Posaçme qëndronte edhe ajo e skandalit të fundit ku përfshihet kryeministri me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal.

“SPAK-u është një strukturë e cila është kthyer në një çekiç të kryeministrit në ikje për t’i tërhequr vëmendjen në bazë të dosjeve voluminoze që ka depozituar PD në këtë strukturë.

Siç e parashikoni ne kemi paraqitur një pjesë të mirë të dosjeve që janë dosja e inceneratorëve, dosja e Teatrit, e patronazhistëve, e AKSHI-t, inceneratorit të Tiranës, Elbasanit, Fierit, dhe një seri të tjera dosjesh, ku më kryesorja dhe më demokracivrasësja është dosja e agjentit të FBI McGonigal.

I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë KAPS të mos të jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligjin, por të kthehet dhe t’i vërë gishtin kokës për çështjet që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Të dinë të bëjnë punën e tyre. Të dinë t’i dalin për zot ligjit, betimit që kanë bërë, t’i dalin për zot Kushtetutës dhe të mos kthehen në mburojë fasadë të një qeverie mafioze, të inkriminuar, një qeverie të korruptuar. Më këqijat e mundshme që mund të ketë një qeveri.

T’i kthehet qytetarëve dhe të mbajnë përgjegjsi për pozicionin që kanë”, tha njëri nga rë rinjtë e FRPD-së.

Të rinjtë e FRPD mesazh përpara SPAK: Gjykata të mos Të rinjtë e FRPD mesazh përpara SPAK: Gjykata të mos

Të fundit