Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Bardhi: Provokuan, mazhoranca na mbylli çdo formë komunikimi

Tensionet në Kuvend, Bardhi: Provokuan, mazhoranca na mbylli çdo

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pas tensioneve mes deputetëve në parlament tha për mediat se mazhoranca ka marrë vendim për të asgjësuar opozitën.

Bardhi shtoi se deputetët e opozitës ishin rrethuar nga Garda dhe kjo solli provokimin e situatës dhe nxitjen e tensioneve.

Deputetët e opozitës sot u rrethuan nga garda e republikës. Ishte mbyllur çdo derë komunikimi për deputetët e opozitës. Sjellja e gardës provokoi situatën, ndërsa ju e dini prej javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç duke mos mundësuar vijimin normal të seancës së parlamentit.

Kanë marrë vendime për asgjësimin e opozitës. Nuk ka ndodhur të rrëzohen kaq komisione hetimore pa dhënë një shpjegim. Nuk ka ndodhur të përjashtohen deputetët e opozitës se nuk pranojnë poshtërimin në sallën e Kuvendit”, u shpreh ai mes të tjerash.

Të fundit