Flash News

Ditari i Opozitës

"Terrorizuan dhe nxorrën me forcë punonjësit", Shehaj nxjerr video-n kur policia i mësyn në kompani

"Terrorizuan dhe nxorrën me forcë punonjësit", Shehaj

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka nxjerrë video-n nga momenti kur policia ka mbërritur në ambientte e brendshme të biznesit të tij.

Shehaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan se forcat e policisë ‘bastisën’ biznesin e tij pa asnjë urdhër apo vendim gjykate. Deputeti thotë se sipërmarrjet e tij janë vënë prej kohësh në shënjestër nga qeveria, pas denoncimeve që Shehj ka bërë ndaj aferave.

“Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.

Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot.

Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.

Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA”, shkruan Shehaj.

Të fundit