Flash News

Ditari i Opozitës

Tetori rozë/ Berisha: Mblidhemi për të dhënë një mesazh në mbarë Shqipërinë, për të rritur ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit

Tetori rozë/ Berisha: Mblidhemi për të dhënë një

Në selinë e Partisë Demokratike, Lidhja Demokratike e Gruas dhe Departamenti Brain Gain në PD, në kuadër të “Tetorit Rozë” organizoi një aktivitet sensibilizues me temë: Duaje veten-Duaje jetën!

Këtij aktiviteti iu bashkua edhe kryetarit të PD, Sali Berisha si dhe personalitete të shumtë nga politika, arti, kultura etj.

Në fjalën e tij, Berisha se ky takim duhet të shërbejë për të dhënë një mesazh në mbarë Shqipërinë, për të rritur ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit.

"Sot ne mblidhemi për të dhënë një mesazh në mbarë Shqipërinë, për të rritur ndjeshmërinë e nënave, motrave, vajzave, grave shqiptare ndaj një armiku të egër, pa mëshirë, që merr çdo ditë në mënyrën më të pamerituar jetët e tyre dhe në çdo moshë.

Kanceri është një armik i egër i njeriut, siç është sëmundja në tërësi, ndaj duhet luftuar, duhet ruajtur vetëdija e madhe konstante e përditshme kundër tij. Nga format e përhapura jo pak, është kanceri i gjirit, por ky lloj kanceri ka një raport të veçantë me kapjen, zbulimin e tij të hershëm. Dhe nëse ne rritim vetëdijen e vajzave, grave për rëndësinë e jashtëzakonshme për kapjen e hershme, ne shkojmë në kufijtë e shërimit, të fitores mbi të, e shpëtimit të jetës.

Fatkeqësisht procedurat e shoshitjes, të cilat duhet të ishin ndër më rutinoret nuk janë, ndaj mbeten format e kontrollit vetjak të vazhdueshëm me gjakftohtësi, me vëmendje në mënyrë që çdo ndryshim i dyshimtë të kapet në kohën më të parë", tha Berisha.  

Të fundit