Flash News

Ditari i Opozitës

“T'i japim fund shpopullimit”, Meta: Kryeministri po bën gjithçka që shqiptarët të largohen

“T'i japim fund shpopullimit”, Meta: Kryeministri po bën

Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë deklaronte se duhet t’i jepet fund dramës së shpopullimit dhe se është detyrim madhor ndaj brezave të së ardhmes

POSTIMI:

Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

Ne duam dhe jemi të vendosur t'i japim fund dramës së shpopullimit. Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.


Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

 

Të fundit