Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli nga protesta: Nuk ka ndodhur kurrë të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar

Topalli nga protesta: Nuk ka ndodhur kurrë të përjashtohet gjysma

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur nga protesta e opozitës. Topalli u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të përjashtojë gjysmën e grupit parlamentar të opozitës.

Topalli tha se nuk ka ndodhur që opozita të kërkojë komisioni hetimro e të mos t’i jepet dhe as një deputeti nuk i është hequr kurrë e drejta e fjalës.

Ish-kryeparlamentarja u shpreh se e gjitha bëhet në rrugë të paligjshme antikushtetuese.

"Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndjehet i sigurt kur të shkojë në parlament. Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i hiqet e drejta për të folur për procedurë. Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë. Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita kërkon komision hetimor, ata të mos e japin.

Por gjëja më e pabesueshme është që zonja thotë se Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor. Nuk e di, jam pa fjalë!” tha ajo. Opozita ka kërkuar një komision hetimor për skandalin Rama-McGonigal, por në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese, kërkesa është rrëzuar nga mazhoranca", tha Topalli.

Të fundit