Flash News

Ditari i Opozitës

Traktati i Miqësisë me Greqinë, Shehu: U pranuan kufijtë, por u la në harresë nga Rama

Traktati i Miqësisë me Greqinë, Shehu: U pranuan kufijtë,

Tritan Shehu është shprehur se qeveria shqiptare ka lënë qëllimisht në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë. Sipas deputetit të Partisë Dekomratike ai është i vetmi dokument bilateral që ka pranuar kufijtë ekzistues të vendit tonë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtarë në Facebook Shehu thotë se qeveria ka nxjerrë nga harresa Protokollin e Korfuzit. Ky protokoll njihte njëfarë autonomie të zonave jugore të Shqipërisë dhe prezencë të shtuar të autoriteteve grekë në ato zona që ata i cilësonin si “Epiri i Veriut”.

Shehu shtoi se po punohet në fshehtësi për çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të zgjidhjes së çështjes detare.

 Reagimi i Tritan Shehut:

Qellimshem Qeveria shqiptare le ne harese Traktatin e Miqesise me Greqine.
Ndersa ky traktat, I firmosur me 1996 e i hyre ne fuqi me 1998, skadon brenda ketij viti…
Ministra jone e Jashteme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnje alterantive per me tej!
Ne fakt edhe Qeverite e mepareshme socialiste e kane lene ne “harese” per “xhelozi” a dicka tjeter kete Traktat shume te rendesishem per maredheniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit.
Nje Traktat baze ai, shume i gjere ne mundesite, qe krijon ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapesirave te reja ne kete drejtim.
Ne fakt eshte i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qarte kufijte egzistues midis dy vendeve sipas Aktit Final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, duke hequr dore keshtu nga protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale te tij.
Cuditerisht me tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar qe nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “haresa” si fantazem prej Qeverise Rama pak vite me pare, per qellime te mbrapshta, se paku per demagogji.
Traktati i Miqesise, ky dokument madhor, qe duhet perdorur edhe si themel politik i zgjidhjes se ceshtjes se Mareveshjes se hapesirave detare, kerkohet te cfuqizohet ne harese.
Nderkaq ne fshehtesi po “punohet” per cuarjen ne Gjykaten Nderkombetare te zgjidhjes se ceshtjes detare, e krijuar artificialisht mbas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te asaj Mareveshje te pare, racionale e te ekuilibruar ajo.
Ndersa nuk po behet asnje perpjekje per “rigjallerimin” e atij Traktati Miqesie, vlerave te tij, shume te dobishme ato per sot e neser….
Kjo Qeveri zgjoi Protokollin e Korfuzit…
Te shohim cfare tjeter “risie” nga erresira do te na sjelle kjo neser….

 

Të fundit