Flash News

Ditari i Opozitës

“Ty si pushtet të duhen mercenarë”, Noka përplaset me Klosin

“Ty si pushtet të duhen mercenarë”, Noka përplaset me

Deputeti demokrat Flamur Noka dhe ai i PS Blendi Klosi debatuan lidhur me aksionin e opozitës sot në Kuvend dhe përplasjen mes dy deputetëve, Nallbati dhe Sina.

I ftuar në Euronews Albania, Noka tha se nuk mund të pranopjnë që mazhoranca t’i diktojë opozitës kryetarin e partisë apo kreun e grupit. Teksa diskutonin, Noka iu drejtua Klosit duke i thënë se atij i duhen në pushtet mercenarë.

“Ti merr përsipër të na caktosh kryetarin e partisë, kryetarin e grupit dhe të jesh Kushtetuta, kur unë si grup parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi jo Lulzim Basha. Ty si pushtet të duhen mercenarë, Basha dhe Alibasha janë mercenarë të Ramës”, tha Noka.

Të fundit