Flash News

Ditari i Opozitës

“U futën dhunshëm dhe nxorën punonjësit e biznesit”, avokati i Agron Shehaj: Skandaloze, sillen si bandë

“U futën dhunshëm dhe nxorën punonjësit e

Në biznesin e deputetit të PD-së, Agron Shehaj ka mësyrë dje policia ndërsa sot ata kanë nxjerrë punonjësit nga godina. Avokati i deputetit, Orion Nallbati për televizionin “Panorama TV” tha se kjo ishte një sjellje skandaloze dhe gjithashtu u shpreh se deri në një vendim gjykate për anulimin e kontratës askush nuk mund të ndërhyjë që të nxjerrë punonjës jashtë.

"Sot sërish 30 punonjës të policisë, që po keqpërdoren vijnë dhe nxjerrin në mënyrë të dhunshme, punonjës që janë në punën e tyre. I thanë do dilni jashtë sepse nëse nuk dilni do shoqëroheni në komisariat.  Policia përdoret në këtë mënyrë dhe sillet si një bandë. Është skandaloze."

"Justifikimi i tyre është që në tetor të 2022 kjo godinë është konfiskuar pjesërisht. Por nuk mund të nxirët poseduesi i ligjshëm që është shoqëri, që ka një kontratë qiraje dhe deri në një vendim gjykatë që të anuloje këtë kontratë qiraje askush nuk ka të drejtë të vijë dhe të mësyjë këtu”, tha Nallbati për Panorama TV.

Ai tha gjithashtu se policia ka shoqëruar drejtorin e IT të biznesit, ndërsa dyshon se dikush që ai nuk e njeh jep urdhra për këto veprime të policisë.

“Është shoqëruar drejtori i IT, i cili është pedagog në UT dhe është intimiduar. Policia janë përdorur nga dikush që nuk e njoh, që  jep urdhra”, tha avokati.

Të fundit