Flash News

Ditari i Opozitës

U padit për shpifje nga Ardian Çela, Belind Këlliçi merr pafajësi të plotë nga gjykata

U padit për shpifje nga Ardian Çela, Belind Këlliçi merr

Belind Këlliçi fitoi pafajësi të plotë nga gjykata pas padisë për shpifje që kishte dorëzuar kreu i OSHEE, Ardian Çela, pas denoncimit të demokratit për ndërhyrje të Çelës në zgjedhjet e vitit 2021.

Gjatë deklaratës për mediat, Këlliçi inkurajoi qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi me të cilën ndeshen, qoftë për krimet elektorale, apo për presione të tjera nga administrata.

Këlliçi theksoi se ka një përpjekje për të goditur opozitën dhe deputetët e saj brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Në kuadër të tentativës për të më goditur në fushatë elektorale, këtë rradhë sërish i keqpëroduri i qeverisë por edhe i Kryetarit të Bashkisë, Ardian Çela, i cili nuk e di a është në Shqipëri, apo është jashtë, uroj të jetë me shëndet mirë, për shkak të atyre që kemi marrë vesh dy muajt e fundit, uroj të jetë mirë.

Sot Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Prokurorinë e Posaçme për të më dhënë pafajësi të plotë për deklaratat dhe demoncimin që kam bërë, për krimet zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021.

Gjej rastin të inkurajoj të gjithë qytetarët që të denonconcojnë të gjitha parregullsitë, fenomenet e blerjes së votës, krimet elektorale nëse ato do të ndodhin dhe jam i bindur që ato kanë filluar shantazhin dhe presionin çdo ditë të administratës publike, i shitblerjes së votës sepse marr çdo ditë denoncime, të ngrenë zërin dhe të denoncojnë.

Unë kam ardhur në çdo proces gjyqsor për të pritur këtu jo vetëm Ardian Çelën por këto nga banditët e qeverisë për t’u përballur për ato akuza që kam bërë publike, në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të qytetarëve dhe kundër fenomenit të shitblerjes së votës.

Ka një tentativë permanente për të goditur opozitën, për të goditutr deputetët e opozitës brenda dhe jashtë Parlamentit. Ndërkohë që unë jam tani në SPAK kolegët e opozitës vijojnë të jenë në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kërkuar fjalën e lirë, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, për të thënë të vërtetat e tyre dhe për t’i dalë në mbrojtje interesit publik”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit