Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Komisioni i Etikës, deputeti i PD-së paralajmëron: Parlamenti nuk do funksionojë pa plotësuar kushtet

U përjashtua nga Komisioni i Etikës, deputeti i PD-së

Edmond Spaho ishte i ftuar në televizionin “ABC News”, ku tha se protestat do të vijojnë derisa të plotësohet kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Mcgonigal.

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili është përjashtuar nga Komisioni i Etikës sëbashku me demokratë të tjerë, tha se nuk do të lejohet funksionimi normal i Parlamentit përsa kohë nuk plotësohen kërkesat.

“Ne jemi 44 deputetë që kemi firmosur dhe duhet ta kishte krijuar. Kanë kaluar 6 javë dhe s’ka për ta krijuar. Ne kemi vendosur protestë kombëtare, para parlamentit dhe në parlament. Në këtë kuptim po i kundërvihemi pezullimit të Kushtetutës nga kryeministri sepse nuk e zbaton."

“Ne parlamentin nuk do ta lëmë të funksionojë normalisht sa kohë nuk plotëson kushtin për të ngritur komisionin hetimor si dhe pikën për seancën për pyetje përgjigje që kemi kërkuar. E gjithë lufta që bëmë në parlament nuk pati vlerë sepse diktatori vazhdon me mendjen e tij."

"Nuk do ta lëmë derisa të na hipë në qafë. Është përgjegjësia jonë që të ngremë zërin. Ti biem bilbilit, të dalim në protestë, të thyejmë dhe karriget në parlament."

Të fundit