Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Kuvendi, reagon deputeti: S’ka instrument që e shpëton Ramën nga politika antikombëtare

U përjashtua nga Kuvendi, reagon deputeti: S’ka instrument që e

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka reaguar pas përjashtimit për 10 ditë nga seancat plenare të Kuvendit me urdhër të PS.

Gështenja shkruan se kur Rama nuk gjen dot mënyrë për t’i shmangur të vërtetës, përjashton opozitën.

Ai shton se me qëndrimin e fundit ndaj Kosovës, Rama doli zbuluar me politikat e tij antikombëtare.

"Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.

S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën.

Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!", shkruan Gështenja në reagimin e tij.

 

Të fundit