Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Kuvendi, Salianji: Përpjekje e Ramës për të eliminuar opozitën

U përjashtua nga Kuvendi, Salianji: Përpjekje e Ramës për

Komisioni i Etikës vendosi një ditë më parë të përjashtojë 8 deputetë të Partisë Demokratike, me pretendimin se bllokuan foltoren duke mos lejuar mbarëvajtjen e seancës plenare.

Ervin Salianji, një nga deputetët e përjashtuar, tha për News 24 se vendimi i marrë nga komisioni është qesharak dhe një përpjekje e Ramës për të eliminuar në çdo formë opozitën.

Salianji u shpreh se kohae e shpjegimeve me kryeministrin ka mbaruar, tani duhet të japë dorëheqjen.

“Qesharake, përpjekje foshnjarake e maxhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës. Rama kërkon të eliminojë me çdo formë opozitën dhe fjalën, i shmanget një skandali që i djeg miza nën kësulë thotë populli. Mendon se do ta mbulojë duke përjashtuar për 10 ditë deputetët.

Ne nuk kemi thyer rregulloren, kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin për çështjen McGonigal. Në vend që të merren masa ndaj atyre që nuk japin fjalën, shkohet tek përjashtimi i deputetëve.

Kur bëhet kjo para një proteste, edhe më mirë bën për të treguar se në çfarë gjendje është kjo qeveri. Koha e shpjegimeve me kryeministrin ka mbaruar, tani duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Salianji.

Të fundit