Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga Nikolla, deputeti Nallbati: Kuvendi ka hyrë në një rrugë pa krye me vendime të urdhëruara nga Rama

U përjashtua nga Nikolla, deputeti Nallbati: Kuvendi ka hyrë në

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka treguar arsyen se përse tentoi dje të futej në Kuvend ndonëse ishte i përjashtuar.

Në një intervistë për Euronews Albani, sipas tij Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka dalë nga normaliteti dhe ka hyrë në një rrugë pa krye me vendime arbitrare që i jep kryetarja e Kuvendit dhe i urdhëron kryeministri.

“Në këto kushte opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të ngrejë zërin e saj kudo, edhe në Parlament, edhe në rrugë dhe kudo tjetër dhe protesta e djeshme ishte një nga protestat që opozita ka organizuar dhe do të organizojë për të sensibilizuar gjithë opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar që këtu shteti nuk është në rrugën e duhur,” – u shpreh Nallbati.

 

Të fundit