Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtuan nga kuvendi, Bardhi thirrje deputetëve të opozitës: Nesër të gjithë në seancë

U përjashtuan nga kuvendi, Bardhi thirrje deputetëve të

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë thirrje deputetëve që të mblidhen të gjithë bashkë dhe të shkojnë në seancën parlamentare.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Të nderuar kolegë,

Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.

Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!

Të fundit