Flash News

Ditari i Opozitës

U thirr nga SPAK, Meta: Krenohet me denoncimet e mia, nuk ka institucion në botë që të më bëjë shantazh

U thirr nga SPAK, Meta: Krenohet me denoncimet e mia, nuk ka institucion në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se do të shkojë në SPAK sa herë që të thërritet.

I ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN, Meta tha se sot SPAK sot krenohet me kallëzimet që ka bërë Partia e Lirisë, ndërsa theksoi se për çështjen që i thirr nuk ka asnjë shqetësim sepse nuk ka lidhje.

Meta: Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s'kam asnjë lidhje.

Ai shtoi se nuk ka institucion dhe fuqi në botë që ti bëjë shantazh. 

Meta: nuk ka institucion dhe fuqi në botë ti bëjë shantazh Ilir Metës. Por unë jam një politikan dhe për aq sa kohë sa jam në politikë, të respektoj kushtetutën dhe ligjin dhe të jem shembull

Të fundit