Flash News

Ditari i Opozitës

U zëvendësua pas reagimit në rrjetet sociale, Berisha ironizon ish-avokatin që i caktoi GJKKO

U zëvendësua pas reagimit në rrjetet sociale, Berisha ironizon

Kryedemokrati Sali Berisha pak para hyrjes së tij në selinë e blu u ndal në një prononcim për mediat.

Ai që në nisje të fjalës së tij ironizoi ish-avokatin e shtetit që i caktoi GJKKO, Artan Simoni, i cili më pas u zëvendësua nga dy kolege të tij.

“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre.
Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj.
Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës. ”,
tha Berisha.

Por çfarë shkroi vetëm dy ditë më parë avokati i shtetit Artan Simoni i cili me një status “misterioz” sulmonte Sali Berishën.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, shkroi në rrjetet sociale Artan Simoni.

Të fundit