Flash News

Ditari i Opozitës

Çuç, "Institucioni" e ka vrarë vetë institutin që përfaqëson!

Çuç, "Institucioni" e ka vrarë vetë institutin

Nga Gent Strazimiri

Çuç, "Institucioni" e ka vrarë vetë institutin që përfaqëson! Dhunshëm!

Që të quhet "institucion", duhet të përfaqësojë një "institut", të plotësojë disa kushte ligjore e parime, mbi të cilat e për të cilat është krijuar.

Ky është definicioni i konceptit "institucion"!

Institucioni i Parlamentit është krijuar për të strehuar e ruajtur të paprekshëm institutin e fjalës së lirë, veçanërisht të pakicës.

Nëse dhunon të drejtën e fjalës, ke asgjësuar institutin për të cilin është krijuar, e kësisoj edhe vetë institucionin...
Institucioni nuk është godinë, nuk është tulla e llaç, e as fonia, foltorja e çelësi i dritave...

Ajo godinë ka qenë për 46 vjet aty, por as parlament, as Kuvend e as institucion nuk ka qenë asnjë ditë, sepse askush nuk kuvendonte, por thjesht priste "njoftimin nga lart" se çfarë duhet të mendonte...

Dhunën në atë godinë, që nuk është më institucion, e ka ushtruar ai që ka dhunuar të drejtën e fjalës së lirë, jo fjala e lirë dhe reagimi vetëmbrojtës i saj...

Institucioni mund të jetë edhe livadhi mes malesh, a hija e një rrapi, apo edhe rruga ku njerëzit e lirë mblidhen të kuvendojnë përmes fjalës së lirë!

Kur rruga bëhet institucion, dhunuesit e institutit i kanë orët e numëruara!

Tik-tak, tik-tak...

Të fundit