Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i 3 marsit, Berisha: PD nuk ka problem me gjykatën, Alibasha është zëdhënës mjeran i Ramës

Vendimi i 3 marsit, Berisha: PD nuk ka problem me gjykatën, Alibasha

Sali Berisha foli datën 3 mars,  ditën në të cilën gjykata e Apelit do të vendosë për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Kreu i kësaj force politike u shpreh se Alibeaj është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës dhe se ka një vendim gjykate të datës 25 mars 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet dhe procedurat e Kuvendit të 11 dhjetorit.

"Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon. Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit."


"Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi në regjistrin e forcave politike. Në bashkëpunim me ambasadoren Kim dhe Erion Veliajn, ka ndërhyrë për të shpallur palë, atë që nuk është palë."


"Këta treguan se nuk kanë asnjë parim, asnjë moral për ligjin. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij."

Të fundit