Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit, Këlliçi: Lidershipi i PD është i pamohueshëm

Vendimi i Apelit, Këlliçi: Lidershipi i PD është i

Në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri ka folur Belind Këlliçi. Kandidati i PD-së për kryetar Bashkie të Tiranës në një intervistë për RTSH-në foli lidhur me seancën gjyqësore të 3 marsit.

Këlliçi u shpreh se lidershipi i PD-së është i pamohueshëm, duke theksuar se më 14 maj do të hyjë si kandidat i demokratëve.

"Unë do të hyj në zgjedhje si kandidat i PD. Jam i bindur që nuk ka qytetar shqiptar, qoftë ky gjykatës, prokuror që nuk e di që ky lidership i PD është i pamohueshëm dhe realiteti politik ku jetojmë është i pamohueshëm. Kush gjyqtar mund të mohojë realitetin që unë jam produkt i mbi 8 mijë demokratëve të Tiranës? Pra unë do të hyj në zgjedhje dhe do të përfaqësoj PD", u shpreh i bindur Këlliçi.

I pyetur për një kandidat alternativ nga ana e grupimit Alibeaj tha: "Treni ecën përpara dhe shkon në destinacion. Erion Veliaj mundet në 14 maj."

Të fundit