Flash News

Ditari i Opozitës

“Veriu i Kosovës s'është tokë e askujt”, Shehu: Korrigjimi i deklaratës së Ramës, artificial dhe i kotë

“Veriu i Kosovës s'është tokë e askujt”,

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për 'Financial Times', se Kosova nuk është tokë e askujt, e korrigjuar më vonë në 'veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt'.  

I ftuar në Syri tv, Shehu u shpreh se korrigjimi i deklaratës së Ramës ishte artificial dhe i kotë, pasi dhe veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.

“Së pari, këto nuk janë lapsuse sepse lapsuse të tilla nuk bëhen në politikë dhe aq më shumë nga kryeministri i një vendi , një material që publikohet në një gazetë të tillë shikohet disa herë, lexohet disa herë dhe nuk publikohet ashtu.

Së dyti, kjo është një rrugë e tërë e filluar që me çështjen e ndryshimit të territoreve, që me Ballkanin e Hapur, me kalimin e të gjithë meritave dhe vendosjes së Vuçiçit në piedestalin e stabilitetit dhe paqes së rajonit, kur është e kundërta.

Që nga shpëlarja e Serbisë, duke folur këtu edhe për mos lejimin e kalimit në Parlamentin shqiptar të rezolutës sonë për gjenocidin serb në Kosovë, apo dhe ngjarjet e fundit, siç janë dy propozimet e Ramës, flamujt e tij politik në kundërshtim me realitetin dhe interesat e shqiptarëve, por dhe të rajonit siç është ajo për krijimin e një konference paqeje të re, që do thoshte të fillonte çdo gjë nga zero, opsioni i Vuçiç ky.

Apo tjetra, që veriu i Kosovës të vendoset në kontrollin e KFOR dhe ky një opsion e Vuçiç , si një hap i parë për të çuar në shkëputjen e veriut të Kosovës.

Pra, këto deklarata janë në vazhdën e një sërë veprimesh, një sërë hapash, qëndrimesh dhe deklaratash të kësaj natyre të cilat me meritë e vendosin Ramën në pozitën që është, kryeministri më i mirë i Serbisë në këtë periudhë.

Korrigjimi ishte shumë artificial sepse në fund të fundit, dhe veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt, edhe veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, pjesë e Kosovës”, u shpreh Shehu.

Të fundit