Flash News

Ditari i Opozitës

Video e atentatit ndaj Kaçit/ Berisha: Rama është bosi i krimit!

Video e atentatit ndaj Kaçit/ Berisha: Rama është bosi i

Kryedemokrati Sali Bereisha gjatë një dejlkarate për mediat nga selia blu ka bërë publike një video të atentatit ndaj ish kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj.

Berisha është shprehur se kryeministri Rama është bosi i krimit.

Kjo ishte mbrojtja që kreu i organizatës kriminale qeveritare u bëri atentatorëve, mbrojtja publike.

Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën.

Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e di që mandati i tij qëndron mbi krimin.

E di që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës.

Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023.

Kjo video, ky dokument vërteton edhe njëherë se mandatet e krimit kurrë nuk duhet të pranohen dhe kurrë nuk duhet të njihen.”

Të fundit