Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ “Ndryshim me çdo çmim”, Ilir Meta: Beteja jonë është për pluralizmin politik

VIDEO/ “Ndryshim me çdo çmim”, Ilir Meta: Beteja

Ilir Meta ishte prezent në protestën që opozita mbajti jashtë Parlamentit, ku mbajti dhe një fjalim përpara qytetarëve në të cilin shprehu mbështetjen për kauzën. Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë dhe një reagim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Bashkëngjitur një videoje nga fjalimi i tij, Ilir Meta citoi se beteja është për pluralizmin politik si dhe nuk vuri në diskutim çështjen e Partisë Demokratike.

STATUSI

Nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike, sepse atë e kanë zgjidhur vetë demokratët, në mënyrën më transparente, më europiane, më demokratike.
Beteja jonë është për pluralizmin politik, shtetin ligjor dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Kur një Kryeministër synon të grabisë vulën e një partie, që e ka shkruajtur historinë e saj me sakrifica, imagjinoni se çfarë bën ai me pronat e shqiptarëve?! 

Të fundit