Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ PD prezanton spotin e 3 marsit, thirrja vjen nga “Nëna Shqipëri”

VIDEO/ PD prezanton spotin e 3 marsit, thirrja vjen nga “Nëna

Partia Demokratike ka bërë publike spotin e protestës së 3 marsit, ditë që vendoset fati i vulës dhe logos së kësaj force politike.

Aktorja Rajmonda Bulku interpreton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.

Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

Të fundit