Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Salianji reagon pas deklaratës së Lleshajt: Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm, i ke parë kolegët e tu si vegla

Video/ Salianji reagon pas deklaratës së Lleshajt:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me policët. "Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm" shkruan Salianji krahas një video që ka publikuar në Facebook.

Ai thekson se efektivët kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.

Postimi i plotë:

Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.

Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla për t’i përdorur në shkelje të ligjit.

Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!

Mos i prano më palaçot në pushtet!

Denonco, shpërndaje këtë video.

Të fundit