Flash News

Ditari i Opozitës

“Vilë në Gjirin e Lalëzit”, zëdhënësja e PD përgënjeshtron TCH: Berisha nuk disponon asnjë pasuri veç apartamentit në Tiranë

“Vilë në Gjirin e Lalëzit”, zëdhënësja

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka hedhur poshtë lajmet e publikuara nga Top Channel teksa pretendon se policia ka sekuestruar një vilë të kreut të PD, Sali Berisha në gjirin e Lalzit.

Në një reagim zyrtar, Garo sqaron se Berisha nuk disponon asnjë pasuri veç apartamentit në Tiranë.

Top Channel ose sic njihet ndryshe Top Inceneratori për shkak të miliona eurove financime që Zoto dhe Mërtiri i kanë bërë kësaj mediaje dhe pronares së saj, nën diktatin e Ramës dhe mafies së plehrave, disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit.

Bëjmë me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!

Lajmi përbën një shpifje amorale qëllimi i të cilës është mashtrimi i opinionit publik për llogari të Ramës dhe ortakëve mafiozë të pronares së kësaj medie!”, shkruan Garo.

 

Të fundit