Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi dorëzon në SPAK prova të reja për koncesionin e Check Up-it: Pavarësisht zvarritjeve, sot po hetohet

Vokshi dorëzon në SPAK prova të reja për koncesionin e Check

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dorëzuar sot në SPAK prova të reja në lidhje me hetimet për koncesionit të Check Up.

Në një prononcim për mediat, Vokshi tha se pavarësisht zvarritjeve, koncesioni i Chek Up po hetohet.  

Unë e kam bërë një herë kallëzimi në 2016 si përfaqësuese e PD kallëzim të cilin prokuroria e mbylli pa hetuar në 2017 u mbyll n mënyrë të turpshme jo vetëm për Check up por edhe për kallëzimet et ujerat që me kishim bërë për ko9ncensionet e shëndetësisë.

Në 2020 pas fakteve të reja dhe provave vëmë një kallëzim të dytë në SPAK këtë herë lajm i mirë sot është se pavarësisht zvarritjeve sot  po hetohet. Unë nuk jam në dijeni të detajeve të tjera dhe ajo që kërkova ishte të dërgoja personalisht provat dhe dokumentet që kisha në dispozicion që të vendosim çdo gjë në shërbim të akuzës me qëllim zbardhjen e plotë e vjedhjes më abuzive dhe korruptive që ka dhënë qeveria.

Para se të fillon procedurat e koncesionit ishin bërë të gjitha kopjimet dhe kompania që do të fitonte ishte paracaktuar.", tha Vokshi.

 

Të fundit