Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Edi Rama dhe Lindita Nikolla provokuan konflikt

Vokshi: Edi Rama dhe Lindita Nikolla provokuan konflikt

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha se në Parlament është kryer një ‘atentat’ ndaj parlamntarizmit, duke mos lejuar deputetët e opozitës të futen në seancë plenare.

E ftuar në studion e “Debat” në A2 CNN, Vokshi u shpreh se Rama ka frikë nga fjala e lirë. Deputetja demokrate deklaroi se dje në seancë plenare, Rama dhe Nikolla provokuan konflikt.

“Protesta e së shtunës ishte vetëm e para e atyre që opozita kishte paralajmëruar. Ishte paralajmëruar protesta e sotme para Parlamentit, Sot qytetarët protestuan para Parlamentit, sepse në Parlament është kryer një atentat. Një atentat ndaj parlamentarizmit.

Në cilin vend të botës ju keni parë, unë nuk kam parë në asnjë vend, që deputetët, përfaqësuesit e qytetarëve, ndalohen që të futen në institucionin që duhet të jetë i qytetarëve, i sovranit.

Unë dhe kolegët e mi përfaqësojmë jo veten tonë, por qytetarët që na kanë votuar. Si mundet që të përjashtosh deputetët e opozitës, sepse Edi Rama nuk ka qejf që të dëgjojë disa të vërteta.

Edi Rama ka frikë nga fjala e lirë. Më vjen keq që Lindita Nikolla keqpërdoret në këtë mënyrë nga Edi Rama. Të dy ata provokuan konflikt. Na dhunuan pa pasur asnjë urdhër për të na ndaluar që të futeshim në Parlament. Mijëra qytetarë mbeten të pa përfaqësuar nëse ne nuk futemi në Parlament”, tha Vokshi.

Të fundit