Flash News

Ditari i Opozitës

Votëbesimi për kreun e PD, Këlliçi: Edhe kreu i PPE u zgjodh me referendum

Votëbesimi për kreun e PD, Këlliçi: Edhe kreu i PPE u

Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se pjesëmarrja masive e demokratëve në referendumin për votëbesimin e kreut të PD, është një sinjal i qartë demokratik dhe një përgatitje për Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar që pritet të mbahet më 30 maj.

Si një përgjigje ndaj kritikëve, deputeti i PD solli si argument praktikën e njohur nga politika ndërkombëtare, pikërisht ajo e Partisë Popullore Evropiane (PPE), ku vetë kreu i PPE-së, Manfred Weber, është zgjedhur dhe rikonfirmuar në detyrë përmes një referendumi me një kandidaturë të vetme pas largimit të Donald Tusk.

"Po sigurisht që këto zgjedhje janë, ju e shihni vetë që është një proces tejet transparent, është një proces që ndodh, sa për ta ditur, në dy herët e fundit, po ju marr vetëm një rast konkret: Kreu i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, është zgjedhur për herë të parë, në mos gaboj në vitin 2022, ka marrë drejtimin kur paraardhësi i tij Donald Tusk shkoi dhe garoi për t'u bërë kryeministër dhe u zgjodh kryeministër i Polonisë, dhe ndërkohë mandatin e dytë e ka marrë vetëm para një viti dhe në të dyja rastet ka qenë me referendum, ka qenë me një kandidaturë. Pra është një praktikë që ndiqet në pjesën dërmuese të partive popullore europiane, por dhe për vetë kreun e Partisë Popullore Europiane, çështja e referendumit", tha deputeti demokrat. 

Të fundit