Flash News

Ditari i Opozitës

Votimi për kreun e PD-së, mbyllen 87 qendrat e votimit

Votimi për kreun e PD-së, mbyllen 87 qendrat e votimit

Ka përfunduar procesi i votimit të zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku në garë ishte vetëm Sali Berisha.

87 qendrat e votimit në gjithë vendin janë mbyllur, ndërsa janë publikuar dhe rezultatet e para në disa qytete.

Në Lushnje, sipas rezultateve të numërimit, 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër. Gjithashtu janë regjistruar 10 abstenime dhe 6 fletë votimi të pavlefshme.

Në Maliq, 724 vota janë pro Sali Berishës, 7 kundër dhe 4 të pavlefshme.

Në Pustec, vetëm çereku i votuesve kanë hedhur një votë në referendumin për Berishën. Nga 66 votues aktivë, janë paraqitur në degë vetëm 15 prej tyre. Berisha ka marrë 13 vota pro, 1 abstenim kurse një votë ka dalë e pavlefshme.

Në Këlcyrë, nga 232 votues, 205 kanë votuar pro Berishës. 16 prej tyre kundër, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe 1 votë të pavlefshme.

Në Përmet, nga 400 votues të PD, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum. 217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

Në Kolonjë, 213 pro janë pro Berishës dhe 4 abstenim.

Në Korçë, 392 vota janë pro, 18 kundër, 7 abstenim si dhe 18 te pavlefshme

Në Gramsh, nga 694 votues në total, në votim kanë marrë pjesë 248 anëtarë. Nga votat e numëruara, 215 kanë qenë pro Sali Berishës, 22 kundër dhe 3 abstenime.

Në Devoll, 648 anëtarë kanë votuar pro Berishës, 29 kundër, 15 kanë abstenuar dhe 3 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Në Pogradec 295 vota janë pro Berishës, 19 vota kundër dhe 10 abstenime.

Ndërsa në degën nr. 8 të PD në Tiranë numri i zgjedhësve është pakësuar dyfish. Nga 1741 votues, janë paraqitur 669 prej tyre për të shprehur vullnetin për votëbesimin e Berishës.

Nga 654 vota të vlefshme, 607 vota janë regjistruar pro, 31 kundër dhe 16 abstenim.

Ndërkohë numërimi në qendrat e tjera të votimit vijon ende.

Të fundit