Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferraj: Basha është pjesë e mazhorancës, i përfshirë në politikë për biznes

Xhaferraj: Basha është pjesë e mazhorancës, i

 

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se e sheh Lulzim Bashën në politikë për arsye biznesi.

I ftuar në A2 CNN, Xhaferraj tha se PD e vulës, pra e Bashës, është pjesë e mazhorancës. Bashkimi e 42 deputetëve Xhaferraj e quajti një hap pozitiv për opozitën.

“Unë zotin Basha e shoh të përfshirë në axhendën politike për arsye biznesi. Gjatë gjithë rrugëtimit tim politik, kam qenë i orientuar nga  retorika bazuar në fakte, kur e kam opinion them është opinioni im, kemi të bëjmë me një aferë biznesi, dhe jo aferë politike. PD e vulës? Pjesë e mazhorancës.

42 deputetë janë bërë bashkë dhe pavarësisht se kemi ndasi thelbësore, i kam mbetur mendimit që Berisha, duhet të bëjë një hap pas, por kjo nuk do të thotë që nuk jam i angazhuar në opozitë, për domosdoshmërinë që ka kjo qeverisje, e cila nga 2021 nuk po qeverisë, por administron vetëm skandale, dhe vendi ka domosdoshmëri për opozitë, dhe kjo që 42 deputetë janë bërë bashkë e quaj një hap pozitiv, këtu kemi të bëjmë me opozitën, të gjitha të tjerat janë punë biznesi që kanë të bëjnë me qeverinë”, tha Xhaferraj.

Të fundit