Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: 34 viktima në rrugë, Shqipëria po përjeton bilanc lufte

Xhaferri: 34 viktima në rrugë, Shqipëria po përjeton bilanc

Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, tha se situata e aksidenteve rrugore në vend është kthyer në një emergjencë kombëtare.

Duke reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër, Xhaferri u shpreh se problematika nuk lidhet me mjetet apo monopatinat, por me drejtuesit e papërgjegjshëm që lëvizin lirshëm në rrugët e vendit pa u ndëshkuar.

Sipas deputetit demokrat, numri i viktimave në aksidentet rrugore është alarmant dhe përbën një “bilanc lufte”, ndërsa theksoi se me ardhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit janë regjistruar dhjetëra jetë të humbura në rrugë.

Xhaferri deklaroi se qytetarët ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur përballë asaj që ai i cilësoi si “kamikazë në timon”.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si po trajtohet siguria rrugore nga autoritetet, duke theksuar se fokusimi vetëm te gjobat nuk sjell zgjidhje reale dhe nuk ndihmon në parandalimin e tragjedive.

Deklarata e plotë:

34 viktima nga aksidentet, nuk po vrasin monopatinat por kamikazët që blejnë të plotfuqishimin e zonës!

Sot në Shkodër kamikazi i radhës, duke drejtuar mjetin si Nikoll Radaçi i Durrësit, shënoi tragjedinë e radhës, ndërkohë që me ardhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së

Shtetit janë 34 jetë të humbura në aksidentet rrugore.

Kjo nuk është statistikë, dreqi ta hajë, por është bilanc lufte, dhe asnjë prej nesh nuk ka imunitet nga kamikazët në timon që lëvizin lirshëm në rrugët e vendit.

Ne duhet të marrim masa dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se gjobat mbushin arkën e shtetit por nuk shpëtojnë jetë

 

Të fundit