Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Nuk i bojkotojmë, ata që duan të na përjashtojnë, do përballen me ne

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Nuk i bojkotojmë, ata që duan të

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve të 14 majit.

Nga selia blu, Berisha tha se përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është një nga skenarët për shkatërrimin e opozitës. Berisha u shpreh se përveç vendimit që është marrë, çdo vendim tjetër është i paligjshëm.

“Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral. Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet. Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve. Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet.

Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar. Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë. Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha”, tha Berisha.

 

Të fundit