Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Kaso: PD do të regjistrohet me vulën dhe siglën e ‘11 Dhjetorit’

Zgjedhjet e 14 majit, Kaso: PD do të regjistrohet me vulën dhe

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka folur rreth regjistrimit të partisë në zgjehdjet vendore të 14 majit.

I ftuar në studion e Ora News, Kaso tha se demokratët kanë vendosur të regjistrohen me siglën dhe vulën e miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Kaso u shpreh se ka një tentativë nga qeveria për ta mbajtur peng gjyqin për çështjen e PD-së.

Demokrati shtoi se çështja do t’i shtrohet jo vetëm KQZ-së, por edhe instancave të tjera.

“Siç është ajo e fraksionit të vulës, për të çuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve komisionerët e për ta vazhduar jo vetëm në KQZ por edhe në instancat e tjera çështjen e PD-së. Le të themi ka një vendim të marrë nga demokratët të cilët duan dhe duhet të regjistrohen me organet që ata vetë i kanë zgjedhur, me vulën dhe me siglën e tyre dhe sigurisht detyra jonë është që ta vëmë në jetë një gjë të tillë dhe ta zbatojmë dhe për të bërë ç’është e mundur që brenda hapësira që ligji njeh për ta regjistruar PD-në ashtu siç demokratët kanë vendosur ta regjistrojnë. Pra me vulën dhe me siglën që ka miratuar Kuvendi i 11 dhjetorit 2021”, tha Kaso.

Të fundit