Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Lela: Më shumë referendum sesa garë për Berishën

Zgjedhjet në PD, Lela: Më shumë referendum sesa garë

Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri ditën e shtunë, më 23 maj.

Duke analizuar këtë proces në emisionin “Opinion” në News24, drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela parashikoi një pjesëmarrje të lartë, por e cilësoi atë më shumë si një referendum për figurën e Sali Berishës sesa një garë reale politike.

Sipas Lelës, forca e Sali Berishës brenda partisë është e padiskutueshme, një fakt i pranuar edhe nga kundërshtarët e tij. “Kundërshtarët e tij e dinë që Berisha ka mbështetje. Ai ishte në opozitë dhe non grata dhe sërish e mbështetën,” theksoi Lela, duke argumentuar se sfida e Berishës nuk është mungesa e mbështetjes.

Lela e vendosi këtë situatë në një kontekst më të gjerë, duke e përshkruar sistemin politik shqiptar si një “autokraci elektorale”. “Kjo do të thotë që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme,” shpjegoi ai, duke lënë të kuptohet se mungesa e një gare të mirëfilltë brenda PD-së pasqyron një problem më të thellë në demokracinë e vendit.

 

Të fundit