Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, shtyhet procesi i votimit në disa degë

Zgjedhjet në PD, shtyhet procesi i votimit në disa degë

Në disa degë të Partisë Demokratike, procesi i votimit për kreun e selisë blu është shtyrë deri në orën 19:00.

Vendimin e bëri me dije deputeti Ivi Kaso, i cili theksoi se votimi do të shtyhet më një orë në degët e mëdha.

Sipas tij, pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe se qytetarët duhet të kenë mundësi për të ushtruar të drejtën e tyre.

“Procesi është drejt përfundimit në disa degë të vogla. Ka në numër të lartë votuesish. Është marrë vendim për çdo degë që ky proves të mbyllet në 19:00, vetëm për degët e mëdha.  Qytetarët të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre”, u shpreh ai.

Të fundit