Flash News

Ditari i Opozitës

“Zhytja” e dy pallateve në projektin e Durrës Marina, Bylykbashi: Porti i “arabit” si kështjellë në rërë

“Zhytja” e dy pallateve në projektin e Durrës Marina,

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pasi Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht problemet e rënda strukturore në dy prej godinave të projektit luksoz “Durrës Yacht & Marina” të invesitorit nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar. Një inspektim i posaçëm ka zbuluar se pallatet që po ndërtohen aty kanë pësuar ulje në disnivele që shkojnë deri në 28 centimetra.

Bylykbashi shkruan në rrjetet sociale se “korrupsioni shqiptar prodhon çudira”, ndërsa shton se projekti i portit të ri në Durrës ka sjellë, sipas tij, pasoja për portin ekzistues të qytetit. 

Postimi i plotë: 

Porti i “arabit” si kështjellë në rërë

Korrupsioni shqiptar prodhon çudira. Porti i “arabit” asfiksoi portin e Durrësit. As turqit e sulltanit nuk e quajtën dot “Limani i Durrësit”, por ia doli “arabi” i Ramës që t’i heqë Durrësit portin e ta quajnë Porti i Arabit

Planifikohen qindra miliona euro që t’u merren shqiptarëve me taksa për portin e ri në Porto Romano, por nuk dihet kur fillojnë punimet.

Projekti i portit të marinës së “arabit”, që do 20 vite të mbarojë, nuk njihet për ato dyqind e ca postet e jahteve, por për 12 mijë apartamentet luksoze që po u zhyten themelet që me dy pallatet e para.

Ama, nëse gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, megakorrupsioni i Ramës me portin e Durrësit i ka themelet në rërë dhe ujë deti. Gënjeshtra del shpejt. Themelet në ujë zhyten shpejt.

Specialistët e patën paralajmëruar me kohë që themelet nuk do të mbanin. Ja prova!

Sot doli edhe IKMT-ja, që u detyrua të pranojë skandalin, por duke e zvogëluar për ta minimizuar. Burimet e gazetarisë investigative thonë që zhytja është më e madhe se ajo që thotë IKMT-ja. Pra, jo thjesht skandali është më i rëndë, por rreziku është më i madh.


As deti dhe as tërmeti nuk do ta falin batakçillëkun e Ramës.

Vodhën votat, vodhën paratë e taksave të bashkisë së durrsakëve që ia falën “arabit” dhe, në fund, vjedhin edhe ata që i gënjyen dhe paguajnë shuma të majme mbi projekte në letër e themele në ujë. 

Të fundit