Flash News

DITARI POLITIK

Berisha: Rama po përgatit atentatin më të rëndë në historinë e pluralizmit

Berisha: Rama po përgatit atentatin më të rëndë në

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

Berisha tha për gazetarët se kryeministri Rama është duke përgatitur atentatin më të rëndë ndaj historisë së pluralizimit duke tentuar të emërojë përfaqësuesit e opozitës.

Berisha shtoi se opozita është e vendosur t’i qëndrojë në mbrojtje votës dhe opozitarizmit.

“Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar, po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për ti emëruar opozitës përfaqësuesin e saj.

Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit. Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojtje të votës, të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën.

Në mbledhje u diskutuan dhe çështje të tjera të rendit të ditës. Ranë në ujdi për të gjitha qëndrimet dhe mund të ju them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”, deklaroi Berisha.

Të fundit