Flash News

DITARI POLITIK

Bushati: Shqipëria në vend që t’i japë këshilla publike Kosovës, të bëjë detyrat e saj

Bushati: Shqipëria në vend që t’i japë këshilla

Ish-ministri i Jashtëm Ditimir Bushati i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur lidhur me situatën gjeopolitike në të cilën gjendet Kosova dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të këtij shteti.

Ai tha se episodet e dhunës të ndodhur anë veri të Kosovës kanë qenë të nxitura nga Beogradi.

Bushati shtoi se mes Tiranës dhe Prishtinës ka nevojë për një komunikim të sinqertë, teksa tha se Kosova nuk ka një derë më të afërt në rajon, por edhe më gjerë sesa në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Në rast se ne dhe fqinjët nuk e mendijm ënjëzëri aktin e agresionit që e ka inspirimin nga beogradi zyrtar.

Gazetarja: Si qëndron Kosova para dhe pas Sulmit?

“Është për tu përshëndetur qëndrushmëria e institucioneve të kosovës për përballimin e kësaj situate. Kemi disa realitete. Në gjukimin tim episodet e dhunës kanë qenë të nxitura nga Beogradi zyrtar. Serbia nuk e njeh realitetin e pasluftës, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, vë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi.  Ndërtimi i një shoqerie demokratike në Serbi mungon dhe nuk mund të ketë një debat të sinqertë për krimet e së shkuarës. ”, tha Bushati.

Gazetarja: Si ka qenë qasja e ndërkombëtarëve?

“Qëndimi i SHBA-së ishte i qartë në të gjitha nivelet. Ndërsa BE kuptohet që për të dalë në një qëndrim duhet një kooperim më i madh në nivel të disa shteteve, ndaj dhe reagimi ishte në mënyrë më të ngadaltë. Personalisht kam këshilluar publikisht parlamentin e Shqipërisë për tu bërë një hetim i rëndësishëm dhe për daljen në disa pika konkrete. Retorika e Vuçiç është e ndryshme nga retorika e brendshme me qëndrimin e tij në intervistën që dha për CNN. Shpallja e ditës së zisë në nderim të heronjve që ranë në Kosovë është tendencë për të rishkruar historinë nga ana e Serbisë.”, tha ai.

Të fundit