Flash News

DITARI POLITIK

Jorgo Goro del nga SPAK, nuk jep sqarime

Jorgo Goro del nga SPAK, nuk jep sqarime

Mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Pas gati tre orësh Goro ka dalë nga SPAK, ndërsa nuk ka pranur të japë sqarime për mediat.

“Isha si çdo qytetar për të dhënë sqarime” tha shkurtimisht ai.

Është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Ka qenë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ai i cili ka paditur në SPAK kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie.

Kallëzimi i Belerit në Prokurorinë e Posaçme është depozituar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ai akuzon për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH.

Të fundit