Flash News

DITARI POLITIK

Protesë dhe Parlament, opozita në shesh, Rama i shmanget sërish debatit

Protesë dhe Parlament, opozita në shesh, Rama i shmanget sërish

Kuvendi i Shqipërisë mban sot seancën plenare të radhës, por me shumë mungesa, përfshirë edhe vetë kreun e qeverisë Edi Rama. Kryeministri ndodhet në një vizitë zyrtar e në Japoni prej disa ditësh.

Paralelisht me seancën plenare, do të mbahet edhe protesta e opozitës në orën 10:00 para Parlaemntit. Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi se do të shkohet deri në mosbindje civile, teksa nënvizoi se Parlamenti po kthehet në institucion antikushtetues.

Me iniciativë të socilstëve, Kuvendi ka miratuar përjashtimin për të paktën 23 deputetët të opozitës: 10 ditë përjashtim nga komisionet dhe seancat plenare për Edmond Spahon, Oerd Bylykbashin, Sorina Kotin dhe Elda Hotin, me 5 ditë për Lindita Metaliajn dhe 3 ditë përjashtim për deputeten Gerta Bardeli.

Masat e ndërmarra ishin të dyfishta për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Të përjashtuar më herët kanë qenë edhe Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar disa herë foltoren pas refuzimit të kërkesës për mocion me debat me kryeministrin Rama lidhur me skandalin ‘McGonigal’.

Pas publikimit të skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së dhe lidhjeve të ngushta të tij me Ramën, kryeministri nuk ka marrë pjesë në seanca plenare. Sqarimet mbi skandalin Rama vendosi t’i japë në lidhje direkte në disa emisione.

Të fundit